Babai i Astrit Deharit pjesë e listës për deputet nga Vetëvendosje

Avni Dehari, babai i ish-aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, do të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dehari do ta mbajë numrin 5 në listën e kandidatëve për deputetë nga Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebok, ish-këshilltarja e Albulena Haxhiut dhe aktivistja e VV-së, Berita Abazi.

“Në listën për deputetë, nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, me numër 5, është veprimtari veteran i çështjës kombëtare, baba i Arbnorit e Astritit, patrioti i madh, AVNI DEHARI”, ka shkruar Abazi.