Babai ia merr vajzës pasaportën me vizë gjermane dhe ia gris biletën kthyese

Një person është arrestuar për privim të kundërligjshëm të lirisë pasi ia ka marrë dokumentet personale vajzës së tij si dhe ia ka grisur biletën.

“Privimi i kundërligjshëm i lirisë-Rr. Xhafer Meta, Podujevë 23.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.