Tragjike: Ngujohen në bunar gjyshi me dy nipa, vdesin të tretë

Një ngjarje tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushnik të Beratit, ku tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, humbën jetën pasi u bllokuan në pus.

Sipas “News 24” gjyshi me dy nipat qëndruan të bllokuar për disa kohë në pus dhe për pasojë humbën jetën Kamber Hoxha, 77 vjeç, Neim Hoxha, 46 vjeç si dhe Gentjan Golashi 45 vjeç.

I pari hyri në pus 77-vjeçari Kamber Hoxha, pasi donte të pastronte atë, por për fat të keq mbeti i bllokuar brenda.

Për ta shpëtuar gjyshin, hyri Gentjani, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë, ndërsa Neimi vdiq rrugës për në spital./mediafokus.info