Albulena Haxhiu “kap fshesën”, ja kë e shkarkoi sot

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimet për emërimin e zëvendësuesit të Zv. Drejtorit të Përgjithshëm nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës.Këto vendime ajo i ka publikuar në Facebook.

“Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës”, ka shkruar ajo.

“Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë. Bashkëngjitur gjeni vendimet!”, shtoi tutje Haxhiu.