Haziri kujton Bajram Kelmendin: 22 vite më parë, u pushkatua engjëlli im mbrojtës

Nënkryetari i Parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi, i cili bashkë me dy djemtë e tij, Kushtrimin dhe Kastriotin, u pushkatuan nga forcat serbe, transmeton Mediafokus.info.

Haziri e ka quajtur Kelmendin ‘engjëll mbrojtës’, pasi i njëjti kishte qenë avokat derisa po gjykohej në Gjilan si organizator i kryengritjes së armatosur.

“22 vite më parë, u pushkatua engjëlli im mbrojtës, avokati i mirënjohur kosovar, Bajram Kelmendi, bashkë me dy djemtë e tij, Kushtrimin e Kastriotin. Të faleminderit ty dhe bashkëshortes tuaj, Nekibes, me ndihmën e të cilëve mbijetova tmerrin e burgut dhe luftës. Popullin e shpëtuan, por Bajram Kelmendi dhe djemtë tij, me gjakun e tyre ranë dëshmorë nga hakmarrja e egër e shovinizmit dhe okupatorit. Lavdi!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/