Babai nuk e lë vajzën të vishet siç do, ajo e denoncon në Polici

Çdo ditë e më shumë në Kosovë po rritet numri i rasteve të dhunës në familje. E nuk janë të rralla rastet kur fëmijët pa hezitim i denoncojnë prindërit e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Adem Demaqi’ në Skenderaj, me ç’rast një vajzë e mitur e ka denoncuar në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 16-vjeçarja ka pasur një mosmarrëveshje me babain e saj, për shkak se “ka dashur të veshë diçka e cila nuk i ka pëlqyer këtij të fundit”.

Sinjali mëson se është njoftuar njësiti për dhunë në familje si dhe qendra për punë sociale dhe e mitura nuk ka pasur shenja të dukshme të dhunës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’ dhe të procedohet në procedurë të rregullt