Si rrallëherë, Putin bën këtë deklaratë
Edhe pse disa kishin frikë se presidenti rus do të shpallte një mobilizim të plotë të trupave në fjalimin e tij të Ditës së Fitores pikërisht tani, kjo nuk ndodhi, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
As nuk pati ndonjë shpallje të madhe fitoreje, siç e kishin parashikuar disa.
Megjithatë, Vladimir Putin iu referua humbjeve ushtarake ruse, duke mbajtur një minutë heshtje për ushtarët e rënë.
Ai tha se do të kishte mbështetje për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë – një pranim i rrallë i humbjeve të Rusisë, transmeton paparaci.