Babai vrau djalin veç pse s’martohej, s’deshi nuse, mori plumb

Një regjisor i njohur iranian, i cili jetonte në Londër, u vra në mënyrë brutale nga prindërit e tij, pasi u kthye në vendin e tij të lindjes.

Trupi i masakruar i 47-vjeçarit Babak Khorramdin u gjet në disa qese mbeturinash në qytetin e Ekbatan, në perëndim të Teheranit.

Krimi i rëndë ndodhi pas një debati të ashpër që Babak pati me babanë e tij për faktin që ai nuk donte të martohej.

Autoritetet konfirmojnë se babai e pranoi krimin dhe faktin se e kishte copëtuar trupin e tij për ta hedhur më pas në plehra.

Babak ishte diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Teheranit, me një master për kinema. Për disa vite ai qëndroi në Londër për t’u kthyer më pas në Iran si pedagog./A2CNN