Vaksinohet 110-vjeçari, nuk do t`ia jep shpirtin virusit

Pavarësisht se e ka kaluar shekullin, një 110 vjeçar nga fshati Llojan i Likovës (Kumanovë) nuk dëshiron të vdesë nga virusi.

Baci Ramiz, banori më i moshuar në Maqedoninë e Veriut, është vaksinuar për mbrojtje nga Covid-19, shkruan faqja e fshatit Llojan.

Ndryshe, në pikat e imunizimit kundër Covid-19 në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, deri dje janë vaksinuar 196.119 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 9.711 qytetarë, ndërsa gjithsej janë aplikuar 12.211 vaksina, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.