Shteti i varfër afrikan i djeg 20 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

Shteti afrikan i Malawi ka asgjësuar rreth 20 mijë vaksina Astra Zeneca, në një moment ku vendet ende po luftojnë për të siguruar dozat e mjaftueshme për popullin e vet.

Por, natyrisht se ka një arsyeje në këtë vendim të shtetit afrikan. Të gjithë ato doza kishin skaduar më 13 prill, ndërkohë që kishin mbërritur më 26 mars, si pjesë e 102 mijë vaksinave të prodhuara në Indi nga Serum Institute, që prodhon për Astra Zeneca.

Malawi, në Afrikën juglindore, edhe pse ka peizazhe mahnitëse, është një nga vendet më pak të zhvilluara në botë, me një jetëgjatësi nga më të ulëtat, dhe me një përhapje masive të virusit HIV.