Haradinaj sfidon Kurtin: Kryeministër, a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Parlamentit, dedikuar interpelancës në lidhje me “uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë” e ka sfiduar kryeministrin Kurti me dy pyetje të drejtpërdrejta.

“Kryeministër, a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në burg, a mban diçka Serbia mbi ty me të cilën të mban peng sot e kësaj dite apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë për lirimin e vendit. Duhet të deklarohesh një herë se qarkullojnë gjatë këto. Kur shkon në Bruksel, tregona çka po i sjell Kosovës nga shkuarjet atje”, tha Haradinaj ndërsa gjatë fjalimit të tij ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i tha: “Kujdes me fjalorin parlamentar”.