Duda: Transferimi i avionëve MIG29 në Ukrainë, çon në fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Presidenti i Polonisë, Andrez Duda, thotë se transferimi i avionëve MIG29 në Ukrainë nuk është i mundur dhe mendon se krijimi i një zone ndalim fluturimi mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

“Transferimi i avionëve, ose përpjekjet për të mbrojtur qiejt mbi Ukrainën kundër avionëve luftarakë rusë, ky është një vendim rreptësisht ushtarak dhe serioz, sepse do të thotë se avionët e NATO-s do të duhet të dërgohen në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe atje do të ishte një konfrontim midis avionëve të NATO-s dhe avionëve rusë dhe do të thotë hapja e një lufte të tretë botërore”, tha Duda për BBC, përcjell Klankosova.tv

Duda tha se ai ka frikë se Rusia do ta kthejë vëmendjen e saj në një pushtim të mundshëm të Polonisë, nëse ajo ka sukses në Ukrainë. Ai tha se besonte se aleatët e NATO-s do t’i mbronin ata nëse do të ndodhte.

Ai citon ish-presidentin e Polonisë, Lech Kaczyński, i cili tha “Sot është Gjeorgjia, nesër mund të jetë Ukraina, pastaj shtetet baltike dhe pas kësaj mund të vijë një kohë për Poloninë” pasi Rusia pushtoi Gjeorgjinë në 2008.

“Ne nuk duam të jemi në sferën e influencës ruse, ne u tërhoqëm zvarrë prej saj dhe nuk duam të kthehemi atje”.

“Kam lindur në një shtet jo plotësisht sovran, apo i lirë. Kur dikush flet për socializmin ose komunizmin rus, një dridhje më bie në shpinë. Kurrë më nuk duam të kemi ushtarë sovjetikë këtu, s’duam një sferë ndikimi rus këtu. Do të ishte në kundërshtim me ligjet tona dhe kjo po na shkatërron si komb. Ky është një shkatërrim i traditave tona”, shtoi ai.