Agresioni rus: Sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve në Ukrainë
Një tren pasagjerësh në rrugën e tij për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore u vu nën zjarr nga forcat ruse të dielën.
Lajmi është bërë i ditur nga kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës, raporton CNN.
Konduktori u vra, ndërsa një punonjës tjetër u dërgua në spital me lëndime kur treni u sulmua pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetsk