Luftë e ashpër për Kievin, raketa godet një ndërtesë banimi
Sulmet e ashpra në kryeqytetin ukrainas po vijojnë duke shënjestruar civilët dhe banesat këtë të shtunë, në ditën e tretë të pushtimit rus.
CNN raporton se një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë mëngjesin e së shtunës.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë një goditje të fortë të kësaj ndërtese.
Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje shkruan CNN, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.
Ndërkohë BBC raportoi herët në mëngjes të shtunën se trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës.
BBC citoi agjencinë ruse të lajmeve Interfax që i referohej Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ministria ruse e Mbrotjes mësohet gjithashtu të ketë pranuar se Rusia ka përdorë raketa nga ajri dhe deti për të kryer sulme gjatë natës ndaj objektivave ushtarakë në Ukrainë.