Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Rusia ka tërhequr dhjetëra aeroplanë luftarak nga vija e frontit në përgjigje të sulmeve të fundit ukrainase në një bazë të thellë ushtarake, ka njoftuar inteligjenca perëndimore.
Forcat ukrainase më 27 prill kanë sulmuar me dronë aeroportin Kushchyovskaya dhe dy rafineri nafte në Rusinë jugperëndimore.
“Ndikimi i kësaj nuk ka gjasa të jetë menjëherë i dukshëm ose dramatik. Megjithatë, Ukraina ka demonstruar aftësi për të goditur shumë më thellë Rusinë”, shkroi Mbretëria e Bashkuar në një përditësim të inteligjencës.