Momenti kur protestuesja që ishte futur brenda kongresit amerikan qëllohet për vdekje nga policia

Në internet kanë filluar të qarkullojnë pamje nga momenti kur policia amerikane qëllon për vdekje protestuesen që ishte futur me dhunë brenda kongresit amerikan, shkruan Mediafokus.info

Në këtë video-inçizim shihet se si një polic e qëllon me armë zjarri protestuesen e cila po tentonte të kalonte barrikadën dhe të futej në Dhomën e Përfaqësuesve.

Protestuesja, e identifikuar si Ashli ​​Babbit, nga San Diego e Kalifornisë, ndërroi jetë në spital.

Babbit kishte shërbyer për 14 vjet në Forcën Ajrore Amerikane dhe njihej si mbështetëse e presidentit Trump.

Një ditë para se ajo të qëllohej për vdekje, Babbit shkroi në Twitter, “Asgjë nuk do të na ndalojë. Ata mund të provojnë dhe të provojnë dhe të përpiqen, por stuhia është këtu dhe po zbret mbi Uashington DC në më pak se 24 orë … dritë në errësirë”.

Gjatë protestave të djeshme në SHBA mbetën të vdekur 4 persona, 13 u plagosën, ndërsa 52 persona u arrestuan./Mediafokus.info/