Tronditëse, 5 foshnja të porsalindura gjenden të vd*kura në banesën e një çifti
Pesë trupa foshnjash të porsalindura të vdekura janë gjetur në banesën e një çifti në Orange në Francë, transmeton express.
Siç raportojnë mediat, Policia zbuloi mbetjet e foshnjave në shtëpinë e çiftit, ndërsa gruaja kishte sjellë në jetë vetëm një ditë më parë një foshnjë të shëndetshme.
Hetuesit i gjetën trupat brenda disa kutive prej kartoni.
Sipas Le Parisien, gruaja, e lindur në vitin 1994, kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë të hënën në mbrëmje, pasi për herë të tretë kishte mohuar se ishte shtatzënë.
Për shkak të situatës, dhe për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, spitali i Orange njoftoi autoritetet.
Më pas policia shkoi në banesën e çiftit dhe, gjatë kontrollit të disa kutive të mëdha prej kartoni, babai dyshohet se gjeti mbetjet e pesë foshnjave.

