Babai vret tre fëmijët dhe më pas veten
Një krim i rëndë ka ndodhur në Turqi. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se një burrë ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas veten.
Gjithccka ka ndodhur pasi gruaja doli nga shtëpia.
Ngjarja ndodhi në një banesë në rrugën Selahaddin Eyyubi. Policia e cila ka hyrë me vështirësi në banesë ka gjetur kufomat e burrit dhe tre fëmijëve të tij, dy djem dhe një vajzë.
Sipas policisë, burri i cili po punonte në një kantier dhe kishte probleme familjare dhe psikologjike, vrau tre fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.