Babai vret vajzën 12-vjeçe dhe vetveten
Policia ka gjetur në mëngjes trupat e një burri dhe një vajze në një shtëpi familjare në Rapperswil-Jona (SG). Autoritetet besojnë se babai, zviceran 54-vjeç, ka vrarë vajzën e tij 12 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten, raporton srf.ch.
Hanspeter-Krüsi, zëdhënës i policisë së kantonit St. Gallen, nuk ka mundur të japë asnjë informacion të mëtejshëm mbi rrjedhën e krimit, transmeton albinfo.ch. Por, në bazë të gjetjeve fillestare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për përdorim të ndonjë arme.
Personi që ka informuar policinë për krimin ishte një palë e tretë e jashtme që nuk kishte lidhje me familjen.
Siç shkruan policia në njoftimin për shtyp, gruaja dhe fëmija i dytë, më i madh i familjes, duket se nuk kishin qenë në në të njëjtën shtëpi në kohën e krimit. Është angazhuar ndihma psikologjike për t’u kujdesur për të afërmit.

