United Airlines po përgatitet të pushojë 593 punonjës të pavaksinuar

Kompania United Airlines, e cila kërkoi nga të gjithë punonjësit e saj në Shtetet e Bashkuara, në fillim të gushtit, të vaksinoheshin kundër Covid-19, njoftoi të martën se po përgatitej të pushonte nga puna 593 persona, të cilët nuk dhanë dëshmi të injektimit të tyre.

Nga afro 67,000 punonjës të kompanisë, më pak se 3%, ose rreth 2,000, kërkuan një përjashtim mjekësor ose fetar.

Midis pjesës tjetër të punonjësve, mbi 99% zgjodhën të vaksinoheshin.

Për 593 punonjës që nuk siguruan dëshmi të vaksinimit, kompania do të fillojë një proces shkarkimi në përputhje me një procedurë të negociuar me sindikatat.

“Ishte një vendim tepër i vështirë, por siguria e ekipit tonë ka qenë gjithmonë përparësia jonë” – thanë zyrtarët në një postim.