Babai vret vajzën 12-vjeçe pasi e fitoi kujdestarinë mbi të
Një baba ka vrarë vajzën e tij 12 vjeç pasi mori kujdestarinë e saj në gjyq.
Ngjarja ka ndodhur në Monroe County, Tennessee, në SHBA.
Përpara se gjykata të vendoste në favor të të atit, gjyshja e vajzës kishte luftuar për të marrë kujdestarinë, por nuk ia doli.
Nëna e 12 vjeçares kishte vdekur në vitin 2016 në një aksident automobilistik.
12 vjeçarja kaloi një periudhë në jetimore përpara se babai i saj, Leonard Ahearn, të fitonte kujdestarinë e saj.
Sipas Dunning, vajza e saj ishte divorcuar nga Ahearn pak para se të vdiste dhe ndaj tij ka pasur një urdhër gjykate që e ndalonte të shihte Angel.

