“Nesër kam shkollë”, fjalët e para të 7-vjeçarit pas nxjerrjes nga rrënojat e tërmetit
Tronditëse janë historitë që po zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person.
Një i tillë është 7-vjeçari Ahmet Erdem, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras, 70 orë pas tërmetit vdekjeprurës.
Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit të bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.
“Ne do të të japim çamçakëz Ahmed. E ke gati bukën me çokollatë. Hajde Ahmed, hajde djali im”, dëgjohen shpëtimtarët duke i thënë 7-vjeçarit.
Sipas mediave turke, përcjellë abcnews.al fjalët e para të 7-vjeçarit Ahmet kur doli nga rrënojat ishin “Nesër kam shkollë”.