Babë e bir i hyjnë dajak dhëndrit

Dy persona janë arrestuar së fundmi nën dyshimin për dhunë fizike ndaj një personi tjetër që në këtë rast është dhëndri.

Bëhet fjalë për babë e bir të cilët për motive ende të panjohura kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit dhe krushkut.

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54-vjeç dhe H. Ç., 22-vjeç (babë e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30-vjeç dhe A. M., 53-vjeç (dhëndrin dhe krushku i tyre). (foto arkiv)