Babë e bir kolegë, historia frymëzuese e dy mjekëve shqiptarë në Gjermani
Gjermani: Shqiptari emërohet kryemjek në “Oberarzt i Kirurgjisë së Përgjithshme”.
Një lajm i mire dhe shumë inkurajues vjen nga Gjermania, transmeton albinfo.ch.
Mjeku i njohur nga Kumanova, Xhevat Ademi, tanimë kryemjek – Oberarzt i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale, së bashku me djalin e tij, gjithashtu mjek, Asim Ademi, kanë bërë një ndërhyrje kirurgjike të suksesshme në spitalin gjerman shumë kompleks.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Asim Ademi.
Të dy babë e birë, Xhevat Ademi dhe Asim Ademi, shërbejnë në të njëjtin spital, në Gjermani, me profesionalizëm të pashoq që le gjurmë në mjekësinë gjermane dhe janë udhërrëfyes të suksesit të mirëfilltë.