Babë e bir plagosen me thikë, njëri në gjendje kritike
Dy persona janë paraqitur mbrëmë në spital, me plagë thike në trup.
Abc mëson se bëhet fjalë për Xhevdet Braushin, 62 vjeç dhe djalin e tij Ablion Braushi.
I ati është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali rreth 30 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole’ në Vlorë.
Dy personat e plagosur janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës. (foto ilustrim)

