“Babë, kujdesu për ëngjëllin tim në parajsë!”, dedikimi prekës i Pozharit
Gazetari Xhevdet Pozhari, i cili dje e humbi vëllain në moshë të re pasi ishte në koma per pesë muaj, ka bërë një dedikim prekës, shkruan Mediafokus.info.
Ai i lutet babait të tij, po ashtu i ndjerë, që të kujdeset për ‘të voglin e tij’ në Parajsë.
“Babë, kujdesu për ëngjëllin tim në parajsë!”, e nis postimin plot emocion Pozhari.
Postimi i plotë:
Babë, kujdesu për ëngjëllin tim në parajsë!
Atje thonë se nuk ka nevojë për kujdes, por unë prapë brengosem se mos e gërvisht të voglin tim ndonjë gjemb trëndafili.
Kujdesu babë për Ardonitin tim deri në ditën kur të vi që sërish ta marr në përqafim.

