Babë, m’ka marrë malli shumë për ty
Abdylhaqim Ismaili ka qenë afarist, politikan e vendimmarrës i njohur në Gjilan. Ai ishte një zë unifikues në shoqëri.
Sot në përvjetorin e ditëlindjes (29.01.1956-03.10.2009) atë e ka rikujtuar me fjalë mallëngjyese e bija e tij.
‘Babë, me shumë qejf në këtë ditë të kisha ble dhuratë e të kisha uru ditëlindjen. Unë po lutna për ty, inshalla je në lula të xhenetit. M’ka marr malli shumë për ty’.
Abdylhaqim Ismaili, së fundi ka qenë zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal dhe themelues i Lidhjes Demokratike Turke
Ai vinte nga sfera e biznesit. Një kohë ka qenë drejtor gjeneral në ndërmarrjen “Morava e Binçës”.
Paraprakisht, para luftës ka themeluar dhe udhëhequr ndërmarrjet “Groting” dhe “Omega”.
Abdylhakimi ishte punëtor i dalluar, humanist i madh, i cili ka dhënë kontribut të çmuar me iniciativa e veprime konkrete.
Ka ndihmuar qytetarët e të gjitha etniteteve
Ishte shok i mirë, i sinqertë e mbi të gjitha familjar i kujdesshëm.
Abdyli ka punuar shumë për Gjilanin, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.
Ka ndihmuar e përkrahur financiarisht aktivitetet në sferën e kulturës, sportit dhe i ka ndihmuar nxënësit me pajisje shkollore.
Abdylhakim Ismajli ishte njeri karizmatik, i hareshëm dhe humanist. /Mediafokus.info
