Kush thoshte se Albin Kurti dëshiron të konfrontohet me policinë?
Albin Kurti po përgatitet ta marrë timonin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e rrjedhimisht, do të jap urdhëra edhe për Policinë e Kosovës.
Por, në të kaluaren, Kurti kishte mjaftë probleme me këtë institucion të sigurisë, pas protestave që i organizonte Lëvizja e tij qysh prej vitit 2005.
Madje, shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën, Alex Anderson, në vitin 2005, ka deklaruar se Albin Kurti ka dëshirë të konfrontohet me policinë, që asokohe quhej Shërbimi Policor i Kosovës.
“E kam vërejtur dëshirën e Albin Kurtit për konfrontim me policinë. Albini më ka thënë se aktivistët e tij të ri kanë krijuar një qëndrim që nuk i frikohen policisë. Më çudit se si ai thjeshtë ballafaqohet me situatën me metoda të vjetra, në situatat që i kemi pasur në kohën e Milosevic’it”, pati thënë Anderson, në një intervistë për gazetën “Java”, transmeton Mediafokus.info.
Kryeministri i ardhshëm i Republikës, që sipas raportimeve të mediave, pritet të konfirmohet shumë shpejtë, është arrestuar disa herë nga Policia e Kosovës pas protestave që në disa raste eskalonin./MediaFokus/