Bac, dua sot besën, nuk pres deri nesër
Motër e vëlla në front lufte
(Zylfije dhe Agron Gashi)
Si vesë mëngjesi që shkëlqen në rreze dielli,
Si shkëlqimi i hënës dhe buzqeshja e nënës,
Si aroma e luleve me nektarin plot aromë
vjen Zyla më vëllan Agronin.
Bac do vi dhe unë në male me ty
atje dua të shoh armikun në sy.
Bac duhet të më japësh besën,
sot nuk do presë deri nesër.
Motër e vëlla shtrënguan grushtet
besë e betim për t’madhin qëllim.
Motër nga sot je një ushtare, jo më shumë veç një çlirimtare.
Motrës iu mbushen sytë me lot
bac ti e di që motra të do fort.
Të betohem në flamur se deri në vdekje do ndjekë këtë rrugë.
Kulla gurit është plot frengji,
Do i rrimë hasmit karshi
Kemi dhe malet sa më s’ka,
Do i bëjmë të gjitha Kala.
Në pranverën e Prillit
mu në këngën e bilbilit
u mbush mali me dasmorë
duan nusën me kurorë.
Nusja maleve me vello të kuqe
me shiqponjë dhe plot lulëkuqe
është kjo nusja liria jonë,
do e ngrisim shpejtë në fron.
Motër e vëlla shtrenguan armët
dhe së bashku ia thanë këngës
kënduan këngë trimërie
për shumë trima në përjetësie.
Në krahëror shkëlqen shqiponja stolisur me tre shkronja.
Male fusha mbuloi tymi e flaka n’istikame sa ke dita e nata.
Në mëngjes të gjashtëmbëdhjetë Prillit
mu atëherë kur ranë rrezet e diellit.
Ra në prit motra ushtare
pa trembur syrin para barbarëve.
Kush je ti? pyeti barbari.
Unë jam një atdhetare çlirimtare
me dëshirë vdes për tokën tonë
se me shekuj këtu rrojmë.
Ajo nuk mbylli sytë
se s’kishte frikë nga vdekja
ajo ra për të mos vdekur
për sa të jet jeta.
SABEDIN SHERIFI, Qershor 2024

