Baca e deshi atdheun pa hile!
Izmi Zeka
Ndonëse harresa historike e së kaluarës na ka kapluar, njeriu nuk mund të rri indiferent ndaj disa personaliteteve që tërë jetën punuan për lirin e Kosovës dhe jo vetëm.
Në një vizitë në fshatin Uglar posa hyn në derë të familjes së Pajazit Bejtë Zymeri vëren pllakën në shenjë nderimi për kontributin atdhetar që është vendosur në muret e shtëpisë për njeriun që shërbeu panda ose një jetë të tërë.
Sa e përmend fshatin Uglar, doemos ke për të dëgjuar për bacën Pajazit.
Baca është sinonim i mikpritjes shqiptare, i traditës, i përpjekjeve për atdheun, komponentë që rrallë i gjen në shoqërinë Kosovare.
Baca Pajazit siç e quaj unë i përket plejadës së atdhetarëve të viteve 80-ta e që veprimtarin nuk e ndalën deri në çlirimin e Kosovës.
Tani në moshë të shtyre por me kujtesë të freskët të atyre viteve të rënda aq me pedanteri shpjegon rrjedhën dhe bashkimin e shqiptarëve në mërgatë që ngaherë mendoja sa fliste sikur të ishte një kronikan i ngjarjeve të ndodhura duke i arkivuar në memorien e tij.
Plisi i bardh, mustaqet dhe mjekra e bardh e bacës dhe rrudhat në ballë të rikthejnë në njeriun që për lirinë nuk kishte kompromise.
Dukej se gjithçka e ka të shkruar në rrudhat e ballit dhe fjalët që dilnin nga shpirti. E shpesh e thoshte se nuk ka më të shenjtë se fjala liri.
Në jeta e ti po të shikosh më gjerësisht aty e gjen historinë e Kosovës.
Ai mban mend mire bashkimin e shqiptarëve në mërgatë, luftën çlirimtare mban mend mirë Kadri Zekën që e kujton me nostalgji po ashtu edhe Jusuf e Bardhosh Gervallën.
Baca Pajazit është njeriu i idealeve që nuk rreshti deri në çlirim. Fjalët kur i nxjerr nga goja duket se po flet historia jonë 50 vjeçare.
Në këtë moshë ai flet vetëm për Kosovën, Shqipërinë, flet për ata që dhanë jetën – heronjtë, për ata që nuk u ndalën kurrë për Kosovën e shqiptarinë.
I qetë kur flet dhe sikur shpirti i tij, memoria e tij ende ka për të thënë për një gjysmë shekulli të kaluar.
Baca e deshi atdheun pa hile.
Plisi i bardh i rrinë aq mirë duke sintetizuar të kaluarën historike me zhvillimet e sotme që tradita, kultura i përkasin atdheut dhe vetëm atdheut.
Nga baca mund të marrësh atdhe, kulturë, traditë mund të marrësh luftë çlirimtare, sakrificë, mund të marrësh fjalë të thëna nga heronjtë sepse vet ishte në kolonën e çlirimtarëve.
U ndava me bacën dhe familjen e tij duke menduar se ne kemi të gjallë që kanë bërë histori por kanë mbetur të harruar dhe jo vetëm kaq por ata nuk vrapojnë, as edhe nuk duken e as edhe nuk flasin.
Janë modest për tërë atë që kanë bërë.

