Një vit pa ‘bareshën’ e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha
Para një viti, më 7 shkurt 2020, iku nga kjo botë ‘baresha’ dhe bilbili i muzikës shqipatre, Nexhmije Pagarusha, e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera.
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu atje kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.
Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Betovenit, Puçinit, Verdit, etj.
Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji, por fatkeqësisht nuk është regjistruar, sikurse as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të saj.
Llogartitet se Nexhmija ka interpretuar mbi 150 këngë.
Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.
Nexhmija nuk është sot mes nesh, por ‘baresha’ e saj do të jetojë sa të ketë shqiptarë mbi dhe./Mediafokus
NDAJENI KËTË ME TË TJERËT:
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që t’ia dërgoni këtë një shoku me email (Hapet në një dritare të re)