Baba e rrah djalin dhe përfundon në polici
Djali nuk ia fali babait pasi ky i fundit e rrahu, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe pas intervistimit nga ana e prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 06.02.2021 – 18:38. Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të birin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/