Libanezi arrestohet në Prishtinë për grabitjen e një telefoni nga një maroken

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas libanez, pasi që ai, nën kërcënimin e thikës, i ka grabitur një shtetasi maroken një iPhone 5 dhe disa gjëra të tjera.

“Prishtinë 01.04.2021 – 12:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Libanit pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga viktima mashkull shtetas i Marokut një Iphon 5 dhe disa gjëra tjera. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.