Në Gjilan, tre të vdekur me COVID 19

Koronavirusi ka marrë edhe tri jetë tjera në Gjilan, gjatë natës së fundit. Mediafokus e ka konfirmuar lajmin nga burimret e veta.

Njëri nga tre të vdekurit është nga komuna e Gjilanit, ndërsa dy të tjerët nga Kamenica, përkatësisht Presheva, por që kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Aktualisht janë 765 raste aktive me koronavirus në Gjilan.

Përndryshe, sot në Gjilan fillon vaksinimi i stafit shëndetësor, për të vazhduar më vonë me kategoritë e moshuara, pasi të arrijnë vaksina shtesë. /Mediafokus.info