‘Nëse nuk vepron sipas kërkesave të mia, do ta vrasë burrin dhe vëllain’

Një person në Çagllavicë është arrestuar për ‘ngacmim’, pasi dyshohet që ka kërcënuar një femër se do t`ia vrasë burrin dhe vëllain nëse nukm vepron sipas kërkesave të tij.

“Çagllavicë 01.01.2021 – NN. Me datë 01.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe kërcënuar viktimën femër kosovare se nëse nuk vepron sipas kërkesave të te dyshuarit atëherë do të ja vras viktimës bashkëshortin dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.