Bajraktari: Braktisja e mjekëve me eksperiencë – shqetësim që injorohet
Nga: Prof. Dr. Gani Bajraktari – kardiolog
Tepër shqetësuese braktisja e QKUK-së nga specialistët me eksperiencë!
Akoma më shqetësuese që askush nga institucionet nuk mërzitet për këtë fenomen me rëndësi nacionale!
Askush nuk mirret me studimin e shkaqeve të kësaj braktisjeje?!
Në vend të angazhimit imediat që të bëjmë krejt të pamundurat që të mbajmë këta profesionist të pazëvëndësueshëm në Klinikat Universitare, çdo ditë i ndjekim ata: nëse janë vonuar 10 minuta në punë, nëse kanë marrë më shumë 2 ditë pushim, etj!
Është një angazhim absurd institucional për të iu pamundësuar atyre të punojnë privat, duke mos e kuptuar derëzinjtë se duhet aplikuar metodë tjetër: të bëjmë të pamundurën që ti mbajmë brenda, sepse ata janë të PAZËVËNDËSUESHËM!
Nuk krijohet eksperienca 20 vjeçare e dr Xhevdetit për një muaj, as për një vit, as për 5 vite! Na duhen së paku edhe 10 vjet për të “prodhuar” një dr Xhevdet të ri, i cili nëse vazhdojmë ti trajtojmë kështu, do të ndjekë rrugën e tij, dhe nuk do pres 20 vjet për ta braktisur QKUK-në, vend ku profesionistët e mirëfilltë në vend të respektit përndjeken e nëpërkëmben, injorohen e poshtërohen, derisa arrijnë pikën e vlimit!
Përveq hendikepit të madh në trajtimin r pacientëve, hendikep më i madh do të jetë trajnimi i mjekëve të rinj!
“Na mori në qafë dr Xhevdeti”, më tha më buzë në vaj një specializant i ri në Klinikën e ORL-së! “Kush do të na mësojë operacionet komplekse të veshit tash?”!
Nga ky sepecializant e kuptova se sa e madhe do të jetë mungesa e dr Xhevdetit për pacientët dhe për mjekët e rinj!
Dhe padashje mu shfaq në mendje një deklaratë e një drejtori sharlatan të QKUK-së disa vite më parë, i cili pasi lëshuan punën dy kardiokirugët e vetëm të QKUK-së pati deklaruar: “Nuk ka problem! Këto ditë mbarojnë specializimin dy mjekë të rinj dhe do ti punësojmë”!
Nuk zëvlndësohet eksperianca 20 vjeçare me një punësim sa për të mbushur numrin derëzinj!! Nuk bëhët fjalë për rojtarë pyelli “shkëlqësia” juaj: një kirurg me eksepeiencë 20 vjeçare nuk mund ta zëvëndësosh edhe sikur të shkrijsh milionat!
(Marr nga profili i Bajraktarit në Facebook)

