Probleme me vaksina: BE akuzon AstraZeneca në gjykatë për shkelje të afateve

Problemin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19 nuk e ka vetëm Kosova, siç aludojnë disa nga këndvështrimi i tyre i gabuar.

Bashkimi Evropian akuzoi të mërkuren më 26 maj, AstraZeneca për “shkelje flagrante” të kontratës për të blerë vaksinat anti Covid.

Ajo kritikon laboratorin farmaceutik që nuk ka mobilizuar shpejt maksimumin e kapaciteteve të tij prodhuese në Evropë për të furnizuar njëzet e shtatë shtetet e saj.

Para një gjykatësi të gjykatës civile të Brukselit, avokati i BE-së, Rafaël Jeffareli, kërkoi që grupit suedez-britanik t’i vendosen të paktën 10 milionë euro gjobë si dhe “dhjetë euro për një dozë dhe një ditë vonesë” nëse orari i dorëzimit nuk është përmbushur.

BE akuzon AstraZeneca për shpërndarjen e vetëm 30 milionë dozave të serumit të saj në tremujorin e parë të 2021, apo shpërndarjen e vetëm 25% të shumicës së dozave të premtuara sipas një kontrate të nënshkruar në shtator.

Laboratori mohon çdo shkelje të kushteve të marrëveshjes dhe e konsideron “të pabazuar” veprimin e ngritur kundër tij para gjykatave belge, njoftojnë mediat zvicerane. /MLH – Gjenevë/