A po shkelet e drejta ndërkombëtare në rastin e 5 detarëve shqiptarë

Artur Mecollari

“Askush nuk ka gjithmonë të drejtë, përveç Kapitenit”. Edhe Kapiteni është i gjykueshëm.

Ata, të cilët nuk e njohin detyrën dhe përgjegjësinë e Kapitenit, mund të paragjykojnë!

Me përkushtimin ndaj detyrës dhe humanizmin e tyre ata ne datën 8 janar 2021, iu shpëtuan jetën 57 njerëzve, nga të cilët 55 refugjatë.

Nëse ndonje nga 55 refugjatët e shpëtuar më 8 janar 2021 nga Motovedeta P-116 “Bora” kërkon të falenderoj Komandantin dhe ekuipazhin e Motove detës P-116 “Bora”, shpresojmë që autoritetet e Paraburgimit të Vlorës t’jua krijojnë këtë munďësi.

Respekt për komandantin dhe ekuipazhin e Motovedetës P-116 “Bora”.

IMO (Organizata Ndërkombëtare Detare) çdo vit nderon detarët që kanë treguat akte humanizmi për shpëtimin e jetëve njerëzore në det.

Sipas Rezolutës së IMO-s MSC 167(78) (adoptuar me 20 Maj 2004) pika 2.1.1 shpëtimi i jetëve njerëzore në det është i paparagjykueshëm.

Ajo shprehet se “të mbijetuarve nga incidentet e fatkeqësisë u ofrohet ndihmë pavarësisht nga kombësia ose STATUSIT ose rrethanat në të cilat gjenden”.

Respekt për komandantin dhe ekuipazhin e Motovedetës P-116 “Bora”.

Me përkushtimin ndaj detyrës dhe humanizmin e tyre ata me datën 8 janar 2021, iu shpëtuan jetën 57 njerëzve, nga të cilët 55 refugjatë.

8 janar 2021, shpëtuan 55 vetë dhe u hodhën në detë 2 skafistët, komandanti dhe ekuIpazhi i Motovedetës P-116 “Bora” të ndaluar me burgim pa afat.

Nga sa dime deri tani, sipas medias, prokuroria akuzon 5 detarët e Motovedetës P-116 “Bora” për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Pra në terma të përgjithshëm ekuipazhi ka shkelur ligjin, fakt qe ka favorizuar skafistët.

Por vetë provat, e dala në media, janë kontradiktore nëse do të vlerësoheshin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare për operacionet SA.

Sipas Kushtetutës së RSH, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar, kanë përparësi në krahasim me legjislacionin kombëtar.

1) veshja me xhaketon e skafistëve (të cilët sipas Konventës SAR 1979, quhen të shpëtuar, paraqitet si provë në shkelje të ligjit.

Sipas Rezolutës së IMO-s MSC 167 (78) (adoptuar me 20 Maj 2004) pika 2.1.1 shpëtimi i jetëve njerëzore në det është i paparagjykueshëm.

Ajo shprehet se “të mbijetuarve nga incidentet e fatkeqësisë u ofrohet ndihmë pavarësisht nga kombësia ose STATUSIT ose rrethanat në të cilat gjenden”.

2) telefonata e kryer nga telefoni i një anëtari të ekuipazhit, paraqitet si provë në shkelje të ligjit.

Cila është përmbajtja e telefonatës?

Nëse thjesht është njoftuar nëna e të mbijetuarit se ka shpëtuar dhe është gjallë, kjo nuk përbën shkelje ligjore në përputhje ne Konventën SAR 1979 dhe IAMSAR Manual.

Këto prova mund të përbëjnë shkelje ligjore nëse nuk provohet se janë bërë “ME QELLIM” lejimin e arratisjes së skafistëve.

Por elementi subjektiv i provave mungon.

Vetëm faktet e paraqitura, nuk mund te përbëjnë shkelje, nëse veprimet e Motovedetës P-116 natën e datës 8 janar 2021 do të vlerësoheshin në dritën e të drejtës ndërkombetare dhe kombëtare të detit.

Aktiviteti detar i çdo shteti, në përgjithësi, bazohet në të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe të kodifikuar të detit. Kjo pasi:

a) Deti (oqeani botëror) është trashëgimi e mbarë njerëzimit.

b) Deti duhet të përdoret vetëm për qëllime paqësore.

c) Jeta e njerëzve në det është e shenjtë dhe për këtë çdo kapiten në det ka detyrim ligjor dhënien e ndihmës dhe shtetet bregdetare duhet të ngrenë sisteme SAR efektiv.

d) Liria e lundrimit është e garantuar nga e drejta ndërkombëtare.

e) Mberojtja e mjedisit detar është detyrim, gjithashtu.

Baza ligjore ndërkombëtare

1. Ligjin Nr .9055, date 24.4.2003 “për aderimin e Republikës së Shqiperisë në “Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit” (UNCLOS 1982).

2. Ligjin Nr .9056, date 24.4.2003 “për aderimin e Republikës së Shqiperisë në “Konventen nderkombetare per kerkim-shpetimin në det” (SAR 1979).

3. Ligji nr.9213, date 1.4.2004 “për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “konventen nderkombetare detare “Për shpëtimin e jetës në det 1947, ndryshuar dhe me protokollin e kësaj konvente të vitit 1978” (SOLAS 1978).

4. Manuali Ndërkombëtar për SAR-in Ajror dhe Detarë (IAMSAR Manual).

Baza ligjore kombëtare

1. Ligjin Nr. 64/2014 për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

2. Ligji nr. 8875, datë 4.4.2002 “per Roja Bregdetare”.

3. Ligji Nr.10 435, datë 23.6.2011 për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

4. Vendimi KM Nr.439, datë 13.5.2011 për miratimin e dokumentit “politikat dhe procedurat e funksionimit të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)”

5. Manuali i SAR detar eshte miratuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshem te FA me urdherin nr. 749, date 22.09.2009.

Nëse në vlerësimin e statusit të Motove detës P-116 “Bora” në date 8 janar 2021, do të ishte marrë në konsiderate baza ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare për operacionet SAR, cili do të ishte përfundimi i hetimeve?

Motovedetës P-116 “Bora” në datë 8 janar 2021 ka qenë e përfshirë në operacion SAR dhe këtë e provon edhe njoftimet për media të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Komandës së Forcës Detare.

Dhe nëse do të merrej në konsiderate kjo bazë ligjore, natyrisht do të kishim një hetim të plotë, nga i cili do të lindnin edhe pyetjet e mëposhtme:

a) A ishte në situate kritike Motovedeta P-116 “Bora” gjatë operacionit SAR të datë 8 janar 2021, për shkak të madhësisë së saj, numrit të pasagjerëve në bord, gjendjes së detit dhe raportit të forcave midis ekuipazhit dhe të shpëtuarve?

b) Përse Komanda e Forcës Detare në përputhje me Konventën SAR 5.12.1 nuk përfshiu Anijen P-132, si një anije më e madhe dhe e specializuar, edhe pse Komandanti i Motovedetës P-116 “Bora” ka kërkuar të shkoj në Sazan dhe jo në Vlorë?

c) Përse Policia Kufitare, e cila kishte nisur hetimin për trafikim të qënieve njerëzore, nuk e shoqëroi për të siguruar Motovedetën P-116 “Bora” për në Vlorë?

d) A është proporcionale akuza për arratisjen e skafistëve në kushtet e një operacioni kritik të Mortovedetës P-116 “Bora”, ku kërcënohej seriozisht anija,jeta e ekuipazhit dhe pasagjerëve?

e) Duke zhvulluar një operacion SAR humanitar në kushte kritike, a i kishte deleguar Komandanti i Forcë Detare / Rojes Bregdetare kontollin taktik të Motovedetës P-116 “Bora” Policisë Kufitare?

f) A ka kërkuar Prokuroria ekspertizë nga Komanda e Forcës Detare / Rojes Bregdetare, si drejtuese e operacionit SAR, lidhur me statusin juridik të Morovedetës P-116 “Bora” dhe situatën kritike mbrëmjen e datës 8 janar 2021, ku u shpëtuan 57 vetë nga të cilët 55 emigrantë.

Tiranë, 26.05.2021

(Autori është kapiten i rangut të parë (L). Dr.Navy Captain (Ret). PhD.)