Bajraktari: Shëmtia në kardiologji që krijuan mashtruesit-falsifikatorë, rast sui generis në botë
Profesori i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Hasan Prishtina”, Gani Bajraktari, ka shfaqur çudinë se si ka mundësi që Kardiolgjia Invazive, si askund në botë, i takon Klinikës së Kardiokirurgjisë, transmeton Mediafokus.info.
“Kardiologjia Invazive, si njesi e Kardiologjise (vetem ne Kosove dhe askund tjeter ne bote) nuk i takon Klinikes se Kardiologjise, por Klinikes se Kardiokirurgjise!!!”, ka shkruar, ndër të tjera, kardiologu i njohur kosovar, në profilin e tij virtual.
Ja reagimi i plotë i prof. dr. Gani Bajraktari:
Kardiologjia Invazive
***Rasti i Kosoves (Kosovo Case***)
Kosova, ky vend SUI GENERIS, beri edhe nje cudi ne nivel boteror, e cila mund te citohet ne te ardhmen si vend i qudirave, perkatesisht i shemtise ne kete fushe te mjekesise:
Kardiologjia Invazive, si njesi e Kardiologjise (vetem ne Kosove dhe askund tjeter ne bote) nuk i takon Klinikes se Kardiologjise, por Klinikes se Kardiokirurgjise!!!
Gjithashtu, ne Kosove (dhe askund tjeter ne bote) Kardiologjia Invazive ka repart te vecante me shtreter, nderkohe qe gjithkund ne bote kjo veprimtari kryhet ne ate qe quhet Cath Lab dhe pastaj pacientet shkojne ne Kliniken e Kardiologjise.
Kjo cudi me permasa boterore, e sajuar per interesa personale, meskine, per perfitime personale nepermjet keqperdrimit te detyres zyrtare, nga mashtruesit-falsifikator, tashte te denuar, nuk eshte vetem shemti ne dukje!
Kjo shemti solli edhe deri te trajtimi jokomptent nen udheheqjen e JO-KARDIOLOGEVE, me pasoje rritjen e vdekshmerise per mbi 50%, duke shkaktuar vdekje te evitueshme te pacienteve, per te cilat ne nje vend normal, krejt aparati shteteror do te duhej te aktivizohej, per ndaljen e se keqes, si dhe per ndeshkimin e krejt zingjirit shemtues dhe keqberes….