Bajraktari jep shpresë: Populli i Kosovës do të jetë i pari që do të arrijë imunizimin nga koronavirusi

Mjeku dhe profesori shqiptar, Gani Bajraktari ka thënë se Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.

Kështu tha ai sot ku ndër të tjera shtoi se populli i Kosovës do të jetë i pari që do të arrijë imunizimin.

“Unë para dy ditëve kam thënë se në Kosovë nuk janë bërë teste për popullatën e shëndoshë.

Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin. Për shkak të demografisë. Ne do të jemi popullata e parë që do ta arrijmë imunizimin.”, tha ai.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur rastet me koronavirus, ku vetëm dje janë identifikuar 113 të infektuar.