Bajraktari: Kurti nuk mund të mandatohet dy herë për formimin e Qeverisë së re

Avokati, Ardian Bajraktari, tha se i mandatuari i parë nga presidentja Vjosa Omsani, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk ka të drejtë më të mandatohet nga prësidentja për shkak se ka dështuar për herë të parë për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës i lejohet të gjitha partive parlamentare që ta sigurojnë shumicën e më pas ta dëshmojnë tek presidentja, në mënyrë që pastaj presidentja mund ta mandatojë një kandiat tjetër sipas të njëjtës procedurë.

‘’Një gjë e tillë është e pamundur kushtetueshërisht por edhe logjikisht për faktin se i njëjti ka pasur mundësi që të krijojë shumicës, mirëpo nuk e ka bërë”., tha Bajraktari. /RTV21

Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]

1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.