Sot pritet të vijnë vaksinat e para në Kosovë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, përmes një përgjigje në Twitter ka bërë me dije se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.

Drejtori u pyet dje se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”.

Shpresojmë që shprehja “nesër” të mos jetë përdorë me nënkuptimin e saj si në Kosovë, që është aludim për “asnjëherë”.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri tash nuk ka pasur vaksina, rrjedhimisht qytetarët kosovarë nuk janë vaksinuar.