Bajram Spahiu: Komiteti i personave me afësi të kufizuara janë aty veç për mëditje
Kryetari i Shoqatës së të verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, ka kritikuar ashpër disa nga anëtarët e Komitetit konsultativ të personave me afësi të kufizuara, duke thene se jane aty se për të marrë meditje në vlerë prej 50 euro, shkruan Mediafokus.info.
“Ky Komitet Konsultativ duke u nisur nga kryesusja e saj, znj. Anita Ademi-Mustafa dhe anëtarët, Arben Keka, Shefik Daku, Arbresha Ibrahimi Ilazi, Fitore Redenica dhe Leotrim Murati, asnjëri prej tyre nuk kanë pasur interesim ‘hakikat’ e sadopak, për ta mbështetur komunitetin e aftësisë së kufizuar, vec se për të marrë meditje në vlerë prej 50 eure”, thuhet nder te tjera ne reagim.
Reagimin, i cili ka ardhur në adresë të Mediafokus.info, po e publikojmë të plotë dhe pa ndërhyrje.
Të nderuar/a përfaqsues të OJQ-ve për persona me aftësi të kufizuara në Komunën Gjilanit.
Komiteti Konsultativ për persona me aftësi të kufizuara, sot paskan mbajtur të ashtuquajturin takim virtual. A edini pse?! Vetëm për t’i marrë meditjet e tyre. Ky është konstatimi im edhe i përfaqësuesve të OJQ-ve të personave me aftësi të kufizuara.
Dua t’ia rikujtoj këtij Komiteti duke bërë përjashtim tek z. Fatmir Shurdhan’I (Handikos), znj.Almedina Morina-DSK, znj. Liridona Haziri – Shoqata e të Shurdhërve ”Anamorava”, Shpresa Sejdiu Shoqata e të Shurdhërve, të cilët më kanë telefonuar dhe u jam përgjigjur diskutimit të tyre virtual, për nevojat e komunitetit të PAK sepse kemi patur obligim ndaj njëri-tjetrit.
Ky komitet Konsultativ duke u nisur nga kryesusja e saj, znj. Anita Ademi-Mustafa dhe anëtarët, Arben Keka, Shefik Daku, Arbresha Ibrahimi Ilazi, Fitore Redenica dhe Leotrim Murati, asnjëri prej tyre nuk kanë pasur interesim ‘hakikat’ e sadopak, për ta mbështetur komunitetin e aftësisë së kufizuar, vec se për të marrë meditje në vlerë prej 50 euro.
Ky Komitet që nga fillimi i muajit mars e deri me tani gjatë kohës së pandemisë, nuk i ka shkuar mendja tek gjendja sociale dhe shëndetësore e personave me aftësi të kufizuara.
Këtë trup punues me kohë e kam rekonsnduar që të mos manipulojnë me personat me aftësi të kufizuara, të mos thirren më në emër të tyre.
Znj.Liridona Haziri dhe znj.Almedina Morina, që nga data 25 shtator e deri më sot, ndihen sikur nuk janë askund. Këto kanë dhënë informatat për komunitetet e tyre, por jo edhe të mos kontaktohen ose më thjesht të injorohen.
Personalisht, në një mbledhje të përbashkët me Liridonës dhe Almedinës, kemi diskutuar për hallet e komuniteteve tona, kemi adresuar kërkesën në pozitat përfaqësuese të OJQ-ve Shoqata e të Shurdhërve, Doën Syndrom dhe Shoqata e të verbërve dhe kemi nënshkruar një kërkesë të përbashkët, përmes së cilës kemi dhënë arsyet shumë thjesht dhe modeste lidhur me pakënaqësitë tona me këtë trup.
A e dini pse?! Sepse përvec Anitës dhe Fatmirit, të tjerët janë vec për interes personal, e jo që kanë dhimbje ndaj komunitetit të aftësisë së kufizuar dhe nuk ndjejnë asgjë për ta, por interesi i tyre vec të marrin mëditje në shumën prej 50 euro. Marre për ta edhe Komunën që ka një trup punues pa kokërr turpi. Lidhur me kërkesat tona zyrtarisht është e njoftuar edhe kryesusja e Kuvendit znj.Shpresa Kurteshi, por si duket ajo heshtë!
Ky Komitet tani u zgjua nga gjumi dhe tani dalin t’i bëjnë analizat e gjendjes së personave me aftësi të kufizuara, pas pandemisë. Kjo nuk do koment dhe është e turpshme për ta. Për cfarë analize e kanë fjalën?! Për 50 euro se kanë mbetur pa para. Qe analiza e tyre!
Dua t’ia rikujtoj këtij Komitet se unë edhe z,Fatmir Shurdhani në pozitën e Menaxherit të HandiKOS-it qe nga 13 marsi deri më tani, gjatë gjithë kohës pandemisë, krejtësisht në saje të vullnetit tonë human dhe shpirtëror, kemi menaxhuar me komunitetin e aftësisë së kufizuar në ato mundësi që kemi pasur dhe pa asnjë cent tash e gjashtë muaj. E njejta situatë është edhe për punëtorët tanë dhe koleget tona të sipërpërmendura. Fillimisht kemi siguruar maska, doreza dhe dezinfektues për nevojat tona sepse ne kemi udhëtuar nëpër teren, dy herë e kemi dezinfektuar objektin ku ushtrojmë veprimtaritë, aktualisht HandiKOS, Sh e të verbërve dhe Doën Syndrome. Dhe konkretisht në 4 grupe kemi bërë edhe shpërndarjen e pakove ushqimore e sanitare/higjenike, për 3 kategoritë. E gjithë puna është bërë me koordinim bashkëpunimi edhe me Shtabin Emergjent.
Ndërsa, interesimi i këtij Komiteti nuk ka qenë fare, andaj nuk kemi obligim ta njoftojmë trupin aktual sepse i njejti nuk i njofton lidhur me kërkesat e turpshme që pa dijeninë tonë i adreson kryesueses së Kuvendit. E një nga to, sipas Shpresa Kurteshit, është ndërtimi i parqeve dhe vendosja e lodrave në to, për personat me aftësi të kufizuara.
Ky grup nëse ka dashur të jetë i informuar, për ta mbushur faqen e tyre zyrtare me ndonjë fotografi sikur sot qe e kanë luluar tekstin e mëposhtëm, përbesë të Zotit e kanë gabim.
Falenderoj për besimin dhe mirëkuptimin tuaj. Unë nuk do të heshtë kurrë për kategoritë të cilave i përkas edhe i ndjej në shpirt!

