Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Krejt paguajmë taksa, Albini i përdor paratë tona për të blerë vota
Kandidatja për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverisjen aktuale.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se qytetarët e kanë kuptuar në baza ditore që ‘shteti nuk është për krejt’, raporton KlanKosova.tv.
“Qysh “Krejt për shtetin, shteti për krejt”?Prej kur?Qe 6 vjet që LVV është në pushtet, qytetarët e kanë pa në baza ditore se shteti nuk është për krejt”, ka shkruar ajo.
Tutje, Bajrami ka kritikuar edhe ndarjen e shtesave nga Qeveria Kurti duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po i përdorë taksat ‘për të blerë vota’.

