Bajrami nesër në Gjilan, për të parë modelin e mësimin online

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Hykmete Bajrami, të enjtën viziton Gjilanin për të parë modelin e mësimit online, raporton Mediafokus.info.

Zyra për Informim e Gjilanit ka njoftuar se ministrja Bajrami do ta shohë nga afër modelin e mësimit online.

“Ju njoftojmë se nesër (e enjte), në ora 12:00, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, e cila vije në këtë komunë për ta parë nga afër modelin më të mirë të mësimit online”, thuhet në njoftimin e Komunë së Gjilanit./Mediafokus.info/