Bajrami: VV-ja na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë ftyrë me dalë me bë fushatë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka nis një fushatë informuese për qytetarët lidhur me liberalizmin e vizave.

Bajrami me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje për 7 vjet e ka penguar liberalizimin e vizave, tani paturpësisht po bën fushatë vetëdijsuese.

“Lëvizja Vetëvendosje na ka lënë shtatë vjet pa liberlaizim të vizave, sot kanë ftyrë me dalë me bë fushatë për libëralizim!” – ka shkruar Hykmete Bajrami.