Ballkani i humb shpresat për titull
Ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës, që u luajtën sot, nuk sollën ndryshime në tri vendet e para në tabelë.
Në Suharekë, Ballkani humbi si vendës nga Arbëria (2:3) e cila po lufton për ekzistencë, duke ia shuar gati shpresat për titull.
Tani, Ballkani ka mbetur pesë pikë prapa liderit, Prishtinës që po shkon sigurt drejt titullit, e ndjekur nga Drita, që dje barazoi me Gjilanin (1:1).
Ndeshja tjetër u zhvillua mes dy skuadrave që janë në garë për mbijetesë, Drenica-Llapi.
Vendasit, që po luftojnë për mbijetesë, e mundën Llapin që gjithashtu gjendet në zonën e rrezikshme me 4-2.
Kështu, Drenica arriti t’i dalë sipri Llapit në renditje, që tani ka 41 pikë, kurse Llapi 39.

