Ballkani thellon epërsinë pas fitores së sotme ndaj Dritës, Gjilani barazon

Ballkani e ka thelluar epërsinë me ekipet tjera, pas fitores së sotme kundër kampionit aktual, Dritës, të cilën e ka mundur me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani tash ka 8 pikë më shumë se Prishtina e Arbëria. Por, Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Drita i ka dy lojë mangut, shkaku i pjesëmarrjes në garat evropiane.

Gjilani ndërkaq barazoi me Trepçën `89 dhe tani gjendet në pozitën e pestë, me 10 pikë, po aq sa ka edhe rivali lokal, Drita./Mediafokus.info