Ky është super apartamenti i Cristiano Ronaldos

Yjet e fubollit befasojnë shpesh me jetën luksoze që bëjnë dhe shifrat marramendëse që shpenzojnë. Ky është super apartamenti i Cristiano Ronaldos.

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka blerë një apartament me vlerë plot 7.2 milionë euro, një rekord për shitjen e pasurive të patundshme në qytetin e Lisbonës.

Blerja daton rreth një vit më parë, ndërsa shtëpia duket e mrekullueshme.

E ndarë në dy katet e larta të një ndërtese luksoze të vendosur në Rua Castillho, apartamenti ka një sipërfaqe prej 288 metra katrorë dhe është vetëm 2 hapa larg lagjes ku u rrit ylli i Juventus.