Balotazhi, Elezi: KQZ do t’i përfshijë në listat e votuesve edhe 18-vjeçarët e pas 12 tetorit

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që pritet të mbahen më 9 nëntor, KQZ do të përditësojë të dhënat e listës votuese në ato komuna në të cilat do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve.

Përditësimi i të dhënave do të kufizohet vetëm në përfshirjen e personave që mbushin 18 vjeç pas ditës së zgjedhjeve të raundit të parë dhe deri më 9 nëntor, si dhe në largimin nga lista të personave të vdekur dhe atyre që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, kjo çështje është rregulluar nga KQZ përmes Rregullores Zgjedhore për krijimin e Listës së Votuese./KP